Ka pasur shumë ulje-ngritje sezoni i Tammy Abraham, që nuk mjaftuan për ta bindur Milanin ta blinte përfundimisht. Klubi kuqezi publikoi në rrjetet sociale mesazhin e “lamtumirës” për sulmuesin anglez, duke i njohur gjithsesi kontributin me fanellën e “Djallit”: “Numër dyshifror golash dhe angazhim total në çdo minutë. Faleminderit, Tammy!” Sulmuesi 27-vjeçar, i lindur në Londër, do të rikthehet tani për tani në kryeqytet, aty ku e pret Roma.
Në karrierën e tij, Abraham numëron 120 paraqitje dhe 37 gola me Romën, 82 ndeshje dhe 30 gola me Chelsea, 48 ndeshje dhe 26 gola me Bristol City, 44 ndeshje dhe 10 gola me Milanin, 40 ndeshje dhe 26 gola me Aston Villa dhe 39 ndeshje e 8 gola me Swansea City. Po ashtu, ka luajtur 11 herë me Anglinë, duke shënuar 3 gola, ndërsa me përfaqësueset zinxhir ka 5 ndeshje dhe 2 gola me U-18, 14 ndeshje dhe 5 gola me U-19 dhe 26 ndeshje e 9 gola me U-21.
Në “palmaresin” e tij numëron një Champions League, një Superkupë Europe, një “Conference League”, një Superkupë Italiane, 2 “Youth League” dhe 3 “FA Youth Cup”.
The post Abraham kthehet në kryeqytet, Milani i thotë kështu “lamtumirë” sulmuesit anglez appeared first on Telesport.