Haxhiu për votimin e fshehtë: Kuvendi vazhdon aty ku ka mbet

Deputetët e Kuvendit të Kosovës po mblidhen në një tjetër tentim për të finalizuar procesin e konstituimit të këtij institucioni pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Kandidatja për kryeparlamentare nga radhët e LVV-së, Albulena Haxhiu ka deklaruar se seanca e 39-të për konstituim të Kuvendit do vazhdoj aty ku ka mbetur.

Këtë deklarim ajo e bëri teksa u pyet nese do vazhdohet me tentimin për votim të fshehtë.

“Natyrisht, aty ku ka mbet”- u shpreh ajo teksa po futej në sallën e Kuvendit.

Kjo është hera e 39-të që ata mblidhen në sallën e Kuvendit prej 15 prillit, ndonëse të dielën vetëm e vazhdojnë seancën e 38-të të së premtes, në të cilën nuk kanë votuar.

The post Haxhiu për votimin e fshehtë: Kuvendi vazhdon aty ku ka mbet appeared first on Kosovapost.net.