Nga njëra anë kampionët e Europës, nga ana tjetër përfaqësuesit e MSL në Kupën e Botës për Klube. PSG dhe Inter Miami do të përballen në 1/8 finale, ndeshje e cila do të përcaktojë çerekfinalistin përkatës, si sfidant në turin tjetër të njërit mes Bayern Munich dhe Flamengo.
Një sfidë, ajo që do të luhet në “Mercedes-Benz Stadium” të Atlantës, e cila vë përballë një nga favoritët e mëdhenj për fitoren përfundimtare të turneut dhe një ekip që mund të llogarisë disa lojtarë me eksperiencë të madhe, që këtë kompeticion e kanë luajtur dhe fituar tashmë me formatin e vjetër.
Sytë e të gjithëve do të jenë natyrisht te Leo Messi, ish-ylli i madh i PSG, që në këtë turne ka arritur ta gjejë rrugën e rrjetës një herë kundër Portos. PSG arriti deri në 1/8 finale duke kryesuar Grupin B (dy fitore dhe një humbje), ndërsa skuadra amerikane e mbylli e dyta në Grupin A, por është ende e pamposhtur (një fitore dhe dy barazime).
FORMACIONI I MUNDSHËM I PSG
Luis Enrique do ta vendosë PSG-në e tij me modulin e zakonshëm 4-3-3, ku Marquinhos dhe Pacho do të formojnë çiftin qendror të mbrojtjes. Mesfusha titullare me Fabian Ruiz dhe Neves, në krah të Vitinha, ndërsa në sulm, pavarësisht rikuperimit të Dembele, do të jetë Barcola, i cili do të vendoset në qendër të treshes ofensive.
PSG (4-3-3): Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Pacho, Mendes; Neves, Vitinha, Fabian Ruiz; Doué, Barcola, Kvaratskhelia. Trajner: Luis Enrique.
FORMACIONI I MUNDSHËM I INTER MIAMI
Mascherano do t’i besojë një 4-4-2, ku Weigandt dhe Allen do të mbulojnë krahët në fazën mbrojtëse, me Busquets si boshti i mesfushës, krah Redondo. Në sulm, natyrisht do të ketë hapësira për çiftin e përbërë nga Leo Messi dhe Luis Suarez.
Inter Miami (4-4-2): Ustari; Weigandt, Aviles, Falcon, Allen; Allende, Busquets, Redondo, Segovia; Messi, Suarez. Trajner: Mascherano.
The post PSG përballë provës “Messi”. Ja si pritet të luajnë dy skuadrat mbrëmjen e sotme appeared first on Telesport.