Flick mendon për kapitenin e ardhshëm, ja pse Iñigo Martínez mund ta trashëgojë shiritin

Te Barcelona ka ardhur momenti të mendohet edhe për atë që do të jetë kapiteni i ardhshëm. E ardhmja e Marc-André Ter Stegen, kapiteni aktual i parë, është e lidhur ngushtë me strategjinë sportive të klubit dhe me dëshirën e trajnerit të ri, Hansi Flick.

Sipas asaj që raporton “Mundo Deportivo”, drejtuesit po synojnë me vendosmëri Joan Garcia, portierin e ri që konsiderohet si titullari i parashikuar për sezonin e ardhshëm. Përkrah tij, si përforcim me përvojë, Barça synon të “votëbesojë” Wojciech Szczęsny. Në këtë kontekst, lënia e shiritit të kapitenit te Ter Stegen, i cili mund të qëndrojë, edhe pse i ndërgjegjshëm se nuk do të jetë më titular, shihet nga shumëkush si një kundërthënie.

Debati është i hapur dhe do t’i takojë pikërisht trajnerit Flick ta zgjidhë çështjen e shiritit të kapitenit sapo të përfundojnë pushimet. Në përputhje me atë që ka bërë Pep Guardiola te Manchester City, ku ka zgjedhur vetë kapitenët, pas pasigurive të përjetuara sezonin e kaluar, edhe te Barça po merr formë ideja që trajneri gjerman duhet të ndërhyjë drejtpërdrejt për të përcaktuar hierarkinë e re.

Aktualisht, kapitenët e skuadrës janë Ter Stegen, Araujo, De Jong, Raphinha dhe Pedri. Nëse do të vendoset për një ndryshim, Iñigo Martínez shihet si një kandidat ideal për të hyrë në grup falë përvojës së tij, lidershipit natyral dhe marrëdhënies së shkëlqyer me Flick.

The post Flick mendon për kapitenin e ardhshëm, ja pse Iñigo Martínez mund ta trashëgojë shiritin appeared first on Telesport.