Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, së bashku me zëvendësministrat Imri Demelezi dhe Arsim Ademi, kanë vizituar nga afër fermerët në zonat e Mogillës së Kllokotit dhe Skifterajt të Vitisë, të cilat u goditën rëndë nga reshjet e dendura të breshërit pasditen e së premtes.
Ministria e Bujqësisë është në koordinim të ngushtë me Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave dhe autoritetet komunale për të evidentuar dëmet dhe për të siguruar një reagim të menjëhershëm institucional.
“Ministria e Bujqësisë në koordinim me Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave dhe autoritetet komunale po mobilizohen për evidentimin e dëmeve dhe reagimin institucional” u shpreh ministri Peci gjatë vizitës.
Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit të të gjitha niveleve institucionale për t’u dalë në ndihmë fermerëve, të cilët me përkushtim punojnë çdo ditë për sigurinë ushqimore të vendit.
Ministria premton angazhim të pandërprerë për të garantuar mbështetje ndaj bujqve dhe për të përmirësuar mekanizmat e reagimit ndaj fatkeqësive natyrore që prekin sektorin bujqësor.
The post Ministri Peci viziton zonat e goditura nga breshëri: Angazhim i plotë për evidentimin dhe kompensimin e dëmeve appeared first on Kosovapost.net.