Marcus Thuram dhe Davide Frattesi po ndjekin, siç ishte planifikuar, programin e rikuperimit të përgatitur nga stafi mjekësor i Interit për problemet e tyre përkatëse. Francezi ka lënë pas lodhjen muskulore të ndier kundër Monterrey dhe është stërvitur bashkë me mesfushorin italian, i cili ishte ndalur pas ndeshjeve me kombëtaren.
Seanca stërvitore i pa ata si protagonistët e vetëm, pasi pjesa tjetër e skuadrës përfitoi nga dita e lirë e dhënë nga Cristian Chivu. Lajm i mirë për zikaltrit, të dy do të jenë në dispozicion për ndeshjen e së hënës në mbrëmje kundër Fluminense, e vlefshme për 1/8 finale të Botërorit për Klube.
Dy rikuperime shumë të rëndësishme, duke marrë parasysh kthimin në shtëpi të Calhanoglu, Pavard, Zielinski dhe Bisseck, si dhe mungesën e Taremit, edhe pse të dy pritet ta nisin nga stoli, pasi Chivu nuk do t’i fusë menjëherë në lojë. Në mesfushë pritet të konfirmohet treshja Barella, Asllani dhe Mkhitaryan, ndërsa në sulm paraqitja e mirë e Pio Espositos e kandidon për një tjetër fanellë titullari krah kapitenit Lautaro.
Për Frattesin dhe Thuram do të ketë hapësirë gjatë lojës. Për mesfushorin do të ishte debutimi në këtë kompeticion, ndërsa francezi ka luajtur ndeshjen e parë kundër Monterrey, kur pësoi problemin muskulor.
The post Chivu rikuperon dyshen me probleme Thuram-Frattesi, gati për sfidën ndaj Fluminense appeared first on Telesport.