Kim Kardashian spikati para të ftuarve në ‘dasmën e shekullit’ të çiftit Bezos

Kim Kardashian “pushtoi” Venecian.

Themeluesja e markës Skims është ndër të ftuarit VIP në dasmën shumë të përfolur të Lauren Sánchez dhe Jeff Bezos, dhe u shfaq në ceremoninë ekstravagante të së premtes me një fustan të shkëlqyeshëm që i përqafonte trupin.

E njohur për stilin e saj të guximshëm, Kardashian, 44 vjeçe, spikati në turmë me një fustan ‘vintage’ në ngjyrë çokollatë nga Versace, i dekoruar me dantellë me motive lulesh, rruaza të imëta dhe gurë me shkëlqim.

Foto: Kim Kardashian / Reuters

Ylli i televizionit që është po ashtu biznesmene e kombinoi pamjen me bizhuteri nga Moussaieff, përfshirë dy varëse të mëdha, vathë të gjatë në formë dardhe me diamant dhe dy unaza gjigante.

Ajo i kishte lëshuar flokët, derisa grimi ishte elegant.

Foto: Kim Kardashian / GC Images

Duke marrë parasysh marrëdhënien e ngushtë që familja Kardashian-Jenner ka me Sanchez, nuk është për t’u habitur që edhe anëtarë të tjerë të familjes morën pjesë në këtë martesë luksoze. /Telegrafi/