Spanja dhe Barcelona në ankth për yllin e tyre, Bonmatì shtrohet në spital me meningit viral

Kombëtarja e Spanjës dhe Barcelona për femra janë në pritje me ankth për njërën nga yjet e tyre. Pas miqësores së të premtes mbrëma kundër Japonisë (fituar nga iberiket 3-1), trajnerja e Spanjës, Montserrat Tomé, ka konfirmuar se Aitana Bonmatí është aktualisht e shtruar në spital. Mesfushorja e Barcelonës vuan nga meningiti viral, shkruan këtë mëngjes “L’Equipe”.

Tomé deklaroi se nuk mund të japë detaje të mëtejshme për kohëzgjatjen e shtrimit të saj: “Mjekët thonë se situata është nën kontroll. Të flasësh për meningit mund të jetë frikësuese, por situata është nën kontroll”.

Imagen preocupante de Aitana Bonmatí a dos días de viajar a la Eurocopa de  Suiza: sufre una meningitis vírica | Fútbol | Cadena SER

Tri herë fituesja e Ligës së Kampioneve publikoi gjithashtu një foto në Instagram, ku shihet e shtrirë në shtratin e spitalit, ndërsa shikon miqësoren e shoqeve të saj të skuadrës.

Kampionet e Botës 2023 presin shërimin e një prej lojtareve të tyre kyçe, ndërkohë që Europiani (2-27 korrik) nis të enjten për Spanjën, me një përballje kundër Portugalisë (ora 21:00). Ndeshja e radhës është programuar kundër Belgjikës (7 korrik) dhe më pas kundër Italisë (11 korrik).

The post Spanja dhe Barcelona në ankth për yllin e tyre, Bonmatì shtrohet në spital me meningit viral appeared first on Telesport.