Botërori për Klube / Superkompjuteri rendit favoritët për titullin e madh

Është Interi i drejtuar nga Chivu, rivali kryesor i PSG-së dhe Manchester City për fitimin e Kupës së Botës për Klube. Këtë, të paktën, e thotë superkompjuteri i Opta, i cili, duke analizuar të dhënat e performancës së çdo skuadre (si dhe shortin), llogarit përqindjet përkatëse të suksesit.

Kampionët në fuqi të Europës kanë 20.6% shanse për ta ngritur trofeun, ndërsa skuadra e Guardiolës ndalet në 20.4%. Në vendin e tretë, megjithëse me një distancë të caktuar, gjenden pikërisht zikaltërit, me 12.4% shanse. Skuadra e Chivu pozicionohet përpara skuadrave si Bayern Munich (11.3%) dhe Real Madrid (9.7%) në këtë përllogaritje.

Ndërkohë, kualifikimi për në çerekfinale për Lautaro Martinez dhe shokët e tij duket thuajse një formalitet, pasi shanset e tyre për të kaluar fazën e parë me eliminim direkt janë 84.4%, kundrejt 15.6% të Fluminense.

Po Juventusi? Humbja e thellë ndaj Manchester City e ka komplikuar rrugën e bardhezinjve, të cilët në 1/8 finale do të përballen me Real Madridin. Një pengesë tashmë shumë e vështirë për t’u kapërcyer sipas Opta-s, pasi shanset e bardhezinjve për të kaluar në çerekfinale janë vetëm 37.7%. Fitorja e turneut, për rrjedhojë, duket thuajse një utopi: vetëm 2.5% shanse, përqindja më e ulët ndër të gjitha klubet europiane.

JA TË GJITHA LLOGARITË E PROBABILITETEVE TË SUPERKOMPJUTERIT TË OPTA:

The post Botërori për Klube / Superkompjuteri rendit favoritët për titullin e madh appeared first on Telesport.