“Nëse një mundësi në treg e kërkon investimin bazuar te klauzola, Barca është gati të bëjë atë që është e nevojshme”.
Kjo është deklarata e fundit e presidentit të Barcelonës, Joan Laporta, i pyetur për transferimin e mundshëm të Nico Williams. Sulmuesi spanjoll ka klauzolë largimi 58 mln euro.
Laporta komentoi gjithashtu për presionin që po i bëhet Barcelonës nga Liga Spanjolle e Futbollit dhe nga Bilbao për rregullat e merkatos.
“Nuk dua të flas për persekutim. Ata na vënë pengesa, por ne kemi mësuar tashmë të vrapojmë në gara me pengesa”.
The post A do e paguajë Barcelona klauzolën e famshme? Laporta: Nëse tregu e kërkon… appeared first on Telesport.