Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, është përgjigjur lidhur me ftesën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për një takim të përbashkët që pritet të mbahet të shtunën.
Haradinaj ka deklaruar se AAK tashmë ka shprehur qëndrimet e saj për situatën aktuale dhe se nëse VV-ja ka votën është e drejtë e tyre politike.
“Ne i kemi dhënë ato mendimet tona se si mundemi me dalë nga gjendja. Nëse e ka VV votën, është e drejtë e tyre politike, nëse ju duhet e e jona, ne i kemi ato sugjerimet tona dhe i kemi thënë publikisht, nuk është veç votë kundër, është dëshira jonë për votë”, tha Haradinaj.