Bajrami konfirmon pjesëmarrjen në takimin e ftuar nesër nga Kurti, kritika që ai s’shkoi sot për konsultime te Dehari

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka konfirmuar pjesëmarrjen e LDK-së në takimin e liderëve që e ka ftuar kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Ajo tha se këtë vendim e ka marrë LDK përkundër mungesës së bashkëpunimit të VV-së, ndërsa kritikoi Kurtin që nuk shkoi në takimin që e ftoi sot kryesuesi i seancës, Avni Dehari, pak para nisjes së seancës.

“LDK-ja do të marrë pjesë nesër në takim pavarësisht mungesës së bashkëpunimit nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje vetëm para pesë minutave Kurti s’e mori mundin që prej sallës plenare me ardhë deri te salla numër 10 në takimin ku ishin prezentë të gjithë liderët e partive politike”.