Xabi Alonso: Do të jemi fleksibël për sa i përket skemave, ky do të jetë Reali im

Trajneri i Real Madrid, Xabi Alonso, ka deklaruar se ishte i kënaqur me punën mbrojtëse dhe presionin e skuadrës së tij pas fitores 3-0 ndaj Salzburg në ndeshjen e tyre të fundit në fazën e grupeve të Kupës së Botës për Klube. “Los Blancos” do të luajnë me Juventus në raundin tjetër.

Ndryshimi më i dukshëm ishte përdorimi i një mbrojtjeje me tre lojtarë. “Gjithmonë ka qenë në kokën time mundësia për të qenë fleksibël me sistemet. Mendoj se lojtarët tashmë kanë inteligjencë dhe kulturë të mjaftueshme futbollistike për të parë se çfarë përfitimesh ka dhe çfarë mund të na japë“, tha Alonso

Mendoj se në pjesën e parë ishim shumë të qëndrueshëm, kishim kontrollin e lojës. Dinim kur të prisnim momentin e duhur. Të kesh atë fleksibilitet është diçka që më pëlqen dhe mund ta përdorim kur të kërkohet“, tha më tej trajneri spanjoll. Pas gati dy muajsh mungesë, Antonio Rudiger u rikthye në formacionin titullar.

Duke folur për Vinicius, ai shtoi: “Vinicius ka pasur një ndeshje të shkëlqyer. Por unë nuk po përqendrohem vetëm te goli dhe asistimi. Përkundrazi, angazhimi i tij mbrojtës, na bëri më kompakt. Ai ka më shumë liri”.

The post Xabi Alonso: Do të jemi fleksibël për sa i përket skemave, ky do të jetë Reali im appeared first on Telesport.