Guardiola shijon fitoren ndaj Juve: Kishim kohë që nuk luanim një ndeshje të tillë

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, foli për “Mediaset” pas fitores 5-2 ndaj Juventus: “Pa dyshim që jam i kënaqur. Mundëm një ekip që kishte luajtur dy ndeshje të jashtëzakonshme. Juventus është gjithmonë Juventus”.

Për ne ka kaluar shumë kohë që kur kemi luajtur kështu. Ne vazhdojmë të mendojmë se vitin e kaluar kishim një ekip të mirë, por pësuam shumë lëndime. Por tani e kemi gjetur veten përsëri. Kjo është rruga që duhet të ndjekim, nuk duhet të flasim, por të punojmë shumë“, tha Guardiola.

Ne fituam dy ndeshjet e mëparshme, por nuk patëm të njëjtat situata. Duhet ta gjejmë përsëri identitetin tonë, pastaj të fitojmë ose jo, kujt i intereson. Gjëja e rëndësishme është ta gjejmë veten përsëri“, shtoi trajneri spanjoll.

Më tej, duke folur për Haaland, trajneri Guardiola komentoi: “Ky djalë shënon gola. Pastaj ai duhet ta dijë se ka konkurrencë. Marmoush luajti mirë, të gjithë duhet të japin gjithçka. Përndryshe do të jetë e vështirë për të gjithë“.

The post Guardiola shijon fitoren ndaj Juve: Kishim kohë që nuk luanim një ndeshje të tillë appeared first on Telesport.