Ndeshjet e fundit të Botërorit për klube që po zhvillohet në Amerikë, ato të Grupit H, kanë sjellë edhe verdiktet e radhës.
Real Madrid fitoi pa probleme 3-0 ndaj Salzburgut. Golat për skuadrën “los blancos” erdhën nga Vinicius (40’), Valverde (47’) dhe Gonzalo Garcia (84’). Kështu, skuadra madrilène kualifikohet si e para e grupit.
Në fazën tjetër, madrilenët do të përballen me Juventus, në një klasike europiane, që pritet të dhurojë spektakël.
Në ndeshjen tjetër të Grupit H, skuadra e Al Hilal fitoi 2-0 ndaj Pachuca. Një fitore e merituar e skuadrës së trajnerit Inzaghi, që triumfoi falë golave të Al-Daësari (20’) dhe Tuzos në kohën shtesë (95’).
Në raundin tjetër, Al Hilal, skuadra e vetme aziatike e kualifikuar në Kupën e Botës për klube, do të luajë ndaj Manchester City.
The post Real Madrid dhe Al Hilal kualifikohen, “los blancos” përballë Juventus në raundin tjetër appeared first on Telesport.