Koopmeiners: Duhet të mësojmë nga kjo humbje ndaj City, ja gabimet që bëmë si skuadër

Pas humbjes 5-2 kundër Manchester City, mesfushori i Juventus, Teun Koopmeiners, foli për mediat: “Ishte një ndeshje e vështirë kundër një skuadre shumë të fortë. Ishim shumë të thellë në mbrojtje dhe është e komplikuar ta bësh këtë kundër një skuadre si City”.

Sigurisht që ka shumë gjëra që mund të bëjmë më mirë. Mund të përmirësohemi teknikisht dhe gjithashtu në aspektin e pozicionimit. Kur e rimarrim topin, duhet të bëjmë më mirë. City ishte vërtet i fortë, por ne jemi Juve dhe mund të bëjmë më mirë”, tha Koopmeiners.

Më tej, mesfushori bardhezi shtoi: “Personalisht jam i kënaqur me golin në pjesën e pare. Ishte e rëndësishme të barazonim, por është për të ardhur keq që pësuam kaq shumë gola”.

Mund të kisha bërë edhe unë më mirë, ashtu si edhe e gjithë skuadra. Duhet të mësojmë nga kjo ndeshje. E dimë çfarë të bëjmë për t’u përmirësuar. Më vjen keq që nuk bëmë më mirë“, tha Koopmeiners.

The post Koopmeiners: Duhet të mësojmë nga kjo humbje ndaj City, ja gabimet që bëmë si skuadër appeared first on Telesport.