Supersfida mes Juventus dhe Manchester City, ndeshja e fundit në grupin G për Kupën e Botës për Klube, ashtu siç edhe pritej po dhuron spektakël në fushë. Pjesa e parë është mbyllur në avatazh 1-2 për anglezët.
Në minutën e 9-të, “Qytetarët” kaluan të parët në avantazh pas një aksioni të gjatë, ku Jeremy Doku shënon një gol të bukur pas asistit të Rayan Ait Nouri. Avantazhi i anglezëve zgjati më pak se dy minuta, pasi bardhezinjtë barazuan shifrat me Koopmeiners, i cili përfitoi nga një gabim fatal i Ederson.
Në minutën e 27-të, Man. City kaloi sërish në avantazh, pas autogolit të Pierre Kalulu. Mbrojtësi i Juventusit dërgoi topin në portën e tij pas një krosimi të ulët të Matheus Nunes brenda zonës. Të dyja ekipet kanë siguruar biletën për në raundin tjetër dhe sot luhet për vendin e parë në grup.
The post Autogol qesharak nga Pierre Kalulu, Man. City e mbyll pjesën e parë në avantazh ndaj Juventusit (video) appeared first on Telesport.