Dy gola për dy minuta, spekatkël në Juventus-Manchester City (video)

Juventus dhe Manchester City po përballen në ndeshjen e fundit në grup, për Kupën e Botës për Klube. Të dyja ekipet janë të kualifikuara për raundin tjetër dhe sot do të kërkojnë fitoren për të marrë vendin e parë në grup.

Sfida e cila po luhet në Orlando në Florida, ka nisur me ritëm dhe me dy gola të shpejtë. Në minutën e 9-të, “Qytetarët” kaluan të parët në avantazh pas një aksioni të gjatë, ku Jeremy Doku shënon një gol të bukur pas asistit të Rayan Ait Nouri.

Avantazhi i anglezëve zgjati më pak se dy minuta, pasi bardhezinjtë barazuan shifrat me Koopmeiners, i cili përfitoi nga një gabim fatal i Ederson. Në sfidën tjetër të këtij grupi, marokenët e Wydad AC po fitojnë 1-0 ndaj Al Ain.

SHIKOGOLAT

The post Dy gola për dy minuta, spekatkël në Juventus-Manchester City (video) appeared first on Telesport.