Real Madrid dhe Bayern kanë nisur garën për një nga lojtarët më premtues të futbollit europian, Nick Woltemade.
Sulmuesi gjerman ka shkëlqyer në sezonin e kaluar në Bundesligë me Stuttgart dhe vlera e tij sot llogaritet rreth 60 mln euro. Më saktë, kaq kërkon klubi i tij për ta lëshuar.
Sipas gazetës “Bild”, Stuttgart nuk pranon shifër më të ulët. Woltemade, kontrata aktuale e të cilit skadon në 2028, po shkëlqen në Kampionatin Europian U21 me kombëtaren gjermane.
Drejtori bavarez Christoph Freund e tha publikisht: “Nick po luan shkëlqyeshëm. Ai është një lojtar gjerman shumë interesant”. Interesant po, por nëse Real Madrid ofron 60 mln euro, Bayern ngel thatë… si gjithmonë.
The post Real Madrid vs. Bayern, nis gara për sulmuesin që kushton 60 mln euro appeared first on Telesport.