‘Radikalizohet’ Bahtiri: Unë largohem nga LVV nëse bëjnë koalicion me PDK-në

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, kundërshton çdo ide për lidhje të koalicionit VV-PDK. Në një intervistë për rtv21 Bahtiri ka thënë se do të largohet nga LVV-ja dhe do të heq dorë nga të qenurit deputet nëse ndodh një gjë e tillë.

‘’Unë nuk e besoj atë asnjëherë. Por, një po du me ju tregue, ky është mendim i imi personal, në atë moment që LVV-ja shkon me PDK-në unë nuk do të jem më në atë listë. Do të heqi dorë nga Vetëvendosje. Ndoshta do të heq dorë edhe nga deputeti për arsye se dihen veprimtaritë e këqija që i kanë bërë gjatë kësaj përiudhe pas luftës.”, ka thënë ai.

Deputeti Bahtiri ka thënë se për formimin e Qeverisë i kanë numrat e nevojshëm. Ndërsa, u ka bërë thirrje deputetëve të ish-opozitës që të votojnë kandidatën e LVV-së për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu.

“Nuk dua të lëshohem në një skenar të tillë, me Kurtin kryeministër apo me Bedri Hamzën kryeministër? Natyrisht se ne do ta pranonm me çdo kusht që Bedriu të jetë kryeministër, por këto janë tema që do t’i zgjidhim kur të ulemi në tavolinë”, ka thënë Hoxhaj.

Por, një koalicion LVV-PDK e ka kundërshtuar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

“Me Listën Serbe ndoshta, me neve s’mundet”, ka thënë Krasniqi.

The post ‘Radikalizohet’ Bahtiri: Unë largohem nga LVV nëse bëjnë koalicion me PDK-në appeared first on Kosovapost.net.