Faton Peci i hyn garës për kryetar të Mitrovicës, kandidatura e tij zyrtarizohet sot

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Pecit pritet t’i hyjë garës për të parin e Komunës së Mitrovicës.

Kështu ka konfirmuar këshilltari i tij në Ministrinë e Bujqësisë, Shkëlzen Haliti.

Në postimin e tij, ai ka shkruar se është kënaqësi që Peci do të merr pjesë në zgjedhjet e 12 tetorit.

“Të dashur qytetarë të Mitrovicës, kam kënaqësinë t’ju njoftoj që sot, në ora 18:00, në Qendrën e Kulturës në Mitrovicë, zyrtarizohet kandidatura e Faton Pecit për kryetar të Mitrovicës. Për Mitrovicën, zemrën e Kosovës! Është nder dhe privilegj për Mitrovicën që  Faton Peci, si politikani më i votuar nga pozita e ministrit në historinë e zgjedhjeve të Kosovës, me besim qytetar prej 134 mijë votash në zgjedhjet e fundit parlamentare, të kthehet për Mitrovicën”, ka shkruar ai në Facebook.

Peci aktualisht është ministër i Bujqësisë në Qeverinë Kurti, e cila është në detyrë. Ai po ashtu ka fituar postin e deputetit në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

The post Faton Peci i hyn garës për kryetar të Mitrovicës, kandidatura e tij zyrtarizohet sot appeared first on Kosovapost.net.