Müller: Nuk e kam me nxitim, por mund ta vazhdoj karrierën time në MLS

Thomas Müller ka folur për të ardhmen e tij, duke u shprehur i vendosur që të vazhdojë të luajë të paktën edhe një sezon tjetër. Futbollisti i lindur në vitin 1989 ka dhënë këto deklarata për portalin “Goal”:

“Ekziston mundësia që ta vazhdoj karrierën me një klub të MLS. Megjithatë, duhet fillimisht të vlerësoj me kujdes të gjitha aspektet. Për momentin, objektivi im kryesor është Kupa e Botës për Klube e FIFA-s. Jam i vetëdijshëm që mund të ketë negociata në zhvillim, por turneu mbetet prioriteti im absolut. Nuk kam nxitim për momentin”.

Zërat janë interesantë dhe hapin skenarë të rinj drejt Shteteve të Bashkuara. Shumëkush i ka lidhur menjëherë fjalët e Müller me thashethemet e ditëve të fundit për një transferim të mundshëm te Philadelphia Union, edhe pse drejtori sportiv i klubit, Ernst Tanner, kishte folur për kufij ekonomikë të papërballueshëm.

The post Müller: Nuk e kam me nxitim, por mund ta vazhdoj karrierën time në MLS appeared first on Telesport.