Kompany: Nëse nuk i shfrytëzon mundësitë e tua e pëson, ndaj Flamengo do të jetë sfidë spektakolare

Bayern Munich e mbylli me humbje fazën e grupeve të Botërorit për klube, pasi u mund 0-1 nga Benfica. Humbja bëri që kampionët e Gjermanisë ta mbyllnin grupin e tyre në vendin e dytë dhe në fazën tjetër do të luajnë ndaj Flamengos.

Trajneri Vincent Kompany, tha: “Pjesa jonë e parë nuk ishte shumë e mirë. Kishim probleme me vapën. Loja jonë nuk shkoi aq mirë sa zakonisht. Nëse ka diçka pozitive në lidhje me rezultatin, është se nuk do të na duhet të luajmë më në Charlotte“.

Rezultati është ky që është. Ky është futbolli, nëse nuk i shfrytëzon mundësitë e tua dhe nëse portieri kundërshtar është i shkëlqyer mund ta pësosh e të humbasësh. Ajo që mund të marrim nga ajo ndeshje është kreativiteti. Ne e dimë se mund të krijojmë raste”, tha Kompany.

Në lidhje me ndeshjen e radhës, ai shtoi: “Ishte mjaft e qartë se do të ishte Flamengo ose Chelsea. Kështu që, e dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë. Luajmë ndaj brazilianëve, do të jetë spektakolare, por duam fitoren dhe kualifikimin”.

The post Kompany: Nëse nuk i shfrytëzon mundësitë e tua e pëson, ndaj Flamengo do të jetë sfidë spektakolare appeared first on Telesport.