Kovac i gëzohet kualifikimit të Borussia dhe nuk kënaqet me pak: Meritojmë të shkojmë edhe më tej

Trajneri i Borussia Dortmund, Niko Kovac, pranoi se ishte i kënaqur pasi skuadra e tij kaloi në fazën eliminatore të Kupës së Botës për klube. Verdict që erdhi pas fitores 1-0 ndaj klubit të Koresë së Jugut, Ulsan.

Ne donim të kalonim fazën e grupeve, ndaj jemi të kënaqur që e arritëm objektivin fillestar dhe jemi mes 16 skuadrave më të mira“, tha Kovac. Dortmund tani do të luajë ndaj Monterrey në fazën tjetër me eliminim direkt.

Ishte një paraqitje e mirë, veçanërisht në pjesën e parë. Ne e menaxhuam ndeshjen në pjesën e dytë pasi ishte vapë. Në fund të fundit, ne dhe Fluminense meritojmë të kalojmë përpara“, tha më tej trajneri i Dortmund.

Ne kemi pak kohë për të menduar për ndeshjen e radhës dhe duhet të jemi të përgatitur. Kemi pothuajse një javë kohë deri të martën, duhet të rikuperojmë dhe të mendojmë kualifikimin për më tej”, tha Kovac.

The post Kovac i gëzohet kualifikimit të Borussia dhe nuk kënaqet me pak: Meritojmë të shkojmë edhe më tej appeared first on Telesport.