Pas fitores kundër River Plate, portieri zikaltër Yann Sommer foli për mikrofonat e “Inter TV”: “Ndeshje e vështirë? Po, është e vërtetë. Bëmë një ndeshje të mirë, ishte e vështirë kundër një skuadre që luan fort. Argjentinasit janë të fortë dhe agresivë në duele, por ne u paraqitëm shumë mirë. Është bukur t’i luash këto ndeshje, edhe sepse nuk luajmë shpesh ndaj skuadrave të tilla”.
Portieri helvet tregoi si po mundohet skuadra ta harrojë disfatën e thellë 5-0 në finalen e Champions League ndaj PSG-së dhe sezonin e mbyllur pa trofe: “Ditët e para ishin pak të vështira, pas një sezoni të gjatë, por tani jemi këtu për të fituar.
Të shohim dhe ecim përpara është e rëndësishme për ne dhe klubin. Duhet të bëjmë një ndeshje të mirë edhe në 1/8 finale, nevojitet shumë energji. Është pak ndryshe, fushat janë ndryshe, por tani jemi këtu dhe ndeshja e radhës do të jetë një tjetër sfidë, që duhet ta përballojmë me të njëjtën energji”.
The post Sommer: Nuk është e lehtë, por Interi ndodhet këtu për të bërë historinë appeared first on Telesport.