Fakulteti i Edukimit në Universitetin e Prishtinës ndryshe nga herët e kaluara, këtë vit është nikoqir i edicionit të pestë të Konferencës Ndërkombëtare të Kosovës për Kërkime Arsimore – KICER 2025.
Në këtë konferencë të rëndësishme shkencore janë të pranishme edhe dy pajisje robotike, të cilat përfaqësojnë teknologjinë më të avancuar në arsim.
Në gjuhën angleze, të pranishmëve iu dëshirua mirëseardhja dhe u bë hapja zyrtare e konferencës.
Tema qendrore e këtij edicioni është: “Arsimi në një Epokë të Globalizuar: Sfidat dhe Mundësitë për Mësimdhënie dhe Mësimnxënie Transformuese.”
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, theksoi se në këtë konferencë do të prezantohen mbi 100 studime nga fusha të ndryshme të arsimit, duke nënvizuar kështu rëndësinë dhe relevancën e saj në fushën akademike.
E pranishme në këtë ngjarje është edhe presidentja e Shoqatës Evropiane për Hulumtime në Arsim, Marit Honerwd Hoveid, duke e dhënë kështu një dimension të gjerë ndërkombëtar këtij forumi shkencor.
The post Nis konferenca ndërkombëtare e Kosovës për kërkime arsimore appeared first on Kosovapost.net.