Kërkohet ndihmë financiare për shërimin e 22-vjeçares nga Prishtina

Arnisa Gashi, 22-vjeçarja nga Prishtina, është diagnostikuar me një sëmundje të rëndë që prek sistemin nervor. Për shkak të gjendjes së saj të rënduar shëndetësore, ajo ndodhet aktualisht në koma.

Familjarët e Arnisës kanë bërë thirrje për ndihmë financiare, në mënyrë që të mundësohet trajtimi dhe shërimi i saj jashtë Kosovës, transmeton Telegrafi.

“Vetëm 22 vjeçe, bota e Arnisa Gashi-t dhe e familjes së saj u përmbys shpejt brenda një çasti kur ajo u godit papritmas nga encefaliti autoimun i rëndë, sëmundje e cila sulmon Sistemin Nervor dhe për fat të keq nuk mund të trajtohet në Kosovë. Për studenten e shkëlqyer të infermierisë, mëngjesi i 10 qershorit 2025 nuk ishte i lehtë. Fillimisht me konfuzion, mpirje e pastaj me rëndim të situatës shëndetësore dhe kriza të rënda epileptike, e deri tashmë në Kujdesin Intensiv”, thuhet në njoftimin e familjes Gashi.

Linku për donacion: https://gofund.me/d5f5e365

Linku për Paypal: https://www.paypal.com/donate/…

[email protected]

Konto për Kosovë (Raiffeisen Bank)

Shpresa Gashi

IBAN: XK05 1501150003183998

Prishtinë

Swift Code: RBKOXKPR

The post Kërkohet ndihmë financiare për shërimin e 22-vjeçares nga Prishtina appeared first on Kosovapost.net.