Maresca vlerëson blerjen e re: Ky ishte vetëm i pari, ai do të shënojë shumë gola për Chelsea

Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, është i bindur se Liam Delap do të ketë një sukses të madh në klubin londinez. Delap shënoi golin e tij të parë që kur u transferua nga Ipswich dy javë më parë për më shumë se 35 milionë euro, në fitoren 3-0 ndaj Esperance Tunis në Filadelfia, e cila i siguroi klubit një vend në 1/8 e finaleve të Kupës së Botës për klube.

Ishte ndeshja e dytë radhazi si titullar për sulmuesin, pasi debutoi si zëvendësues në ndeshjen hapëse të Grupit D kundër Los Angeles FC. Me Nicolas Jackson ende të pezulluar, 22-vjeçari tani ka mundësinë të sigurojë vendin e tij në ekip për ndeshjen e raundit të dytë të së shtunës me Benficën.

E dimë që Liam do të shënojë për ne, nuk kemi dyshim për këtë. Kundër Flamengos ai pati tre raste të pastra për të shënuar dhe kjo është një shenjë e mirë, sepse do të thotë se është aty, është në pozicionin e duhur dhe po luan mirë”, tha Maresca.

Fatkeqësisht, ai nuk shënoi kundër Flamengos, por e bëri në ndeshjen e dytë këtë gjë. Presim që procesi i integrimit të tij të jetë mjaft i shpejtë, sepse e njohim atë dhe ai na njeh ne. A ai e di se si duam të luajmë“, janë fjalët e trajnerit italian për Liam Delap.

The post Maresca vlerëson blerjen e re: Ky ishte vetëm i pari, ai do të shënojë shumë gola për Chelsea appeared first on Telesport.