“Jam vërtet shumë krenar për atë që bëmë në këtë ndeshje, ende nuk e besoj plotësisht. Kur pashë topin të hynte në portë, ishte befasuese, nuk po e besoja. Jam i lumtur si për paraqitjen time personale, ashtu edhe për atë të skuadrës. Bëmë një ndeshje të madhe, donim të kalonim fazën dhe ia arritëm. Është një krenari të shohësh që po shpërblehet puna e këtyre viteve”.
Pio Esposito jetoi një natë ëndrrash kundër River Plate dhe nuk e fsheh emocionin në mikrofonët e “Sportmediaset”: “Chivu më kërkon të mbroj topin dhe të ndihmoj skuadrën të ngjitet përpara, këto janë tiparet e mia kryesore.
Më pëlqen kur mbrojtësit luajnë fizikisht, ndoshta është edhe më mirë kështu. Trajneri më kërkon të shfrytëzoj cilësitë e mia dhe sonte ia dola. Kur ke shokë skuadre të tillë, gjithçka bëhet më e lehtë. E falënderoj dhe do ta falënderoj gjithmonë trajnerin për këtë mundësi të dytë, kaq të madhe”.
Një mundësi që sulmuesi i ri i Interit dëshiron ta shfrytëzojë deri në fund, me ndihmën e Lautaro Martinez: “Të luash me një kampion të tillë është më e lehtë, unë thjesht përfitoj nga çfarë bën ai. E ardhmja? Dua të vazhdoj të bëj atë që bëra sot ndaj River, të shfrytëzoj rastet që më jepen. Jam në Kupën e Botës për Klube dhe dua ta shfrytëzoj maksimalisht këtë kompeticion”.
The post Pio Esposito: Krenar për këtë arritje, ende nuk e besoj plotësisht appeared first on Telesport.