Tregu i transferimeve do të jetë gjithashtu një element kyç gjatë Kupës së Botës për Klube. Pas dritares së dedikuar në dhjetë ditët e para të qershorit për t’u lejuar ekipeve të bëjnë shtesa në prag të fillimit të garës, FIFA ka vendosur të krijojë një dritare të dytë për t’u lejuar klubeve të kualifikuara për fazën finale të shtojnë lojtarë të tjerë.
Një dritare e dytë e merkatos së verës që do të zgjasë 7 ditë, nga e premtja, 27 qershor deri të enjten më 3 korrik. Gjatë këtyre ditëve, klubet do të kenë mundësinë të “zëvendësojnë dhe shtojnë lojtarë brenda kufijve të caktuar dhe në kushte specifike”, thuhet në një njoftim për shtyp të lëshuar nga vetë FIFA.
Ndërkohë që, në të gjithë Europën merkato do të çelet më 1 korrik. Qëllimi është të inkurajohen klubet dhe lojtarët me kontrata që skadojnë të gjejnë zgjidhje të përshtatshme. Kjo do të garantojë praninë e lojtarëve më të mirë dhe do t’u lejojë klubeve të integrojnë elementë të rinj edhe gjatë turneut.
Kështu, të gjitha ekipet e kualifikuara do të jenë në gjendje të zëvendësojnë një lojtar, kontrata e të cilit skadoi më 30 qershor me një tjetër. Rasti më tipik është me Bayern Munich, me Leroy Sané, i cili nga 1 korriku do të jetë një lojtar i Gallatasaraj dhe bavarezët mund ta zëvendësojnë me një lojtar tjetër.
The post FIFA jep OK, botërori për klube çel një “dritare të dytë” të merkatos së verës për skuadrat e kualifikuara appeared first on Telesport.