Skema e 1/8-ave të Botërorit për Klube. Përplasjet e mundshme, ekipet e kualifikuara dhe oraret

Faza e grupeve të Kupës së Botës për Klube po fillon të qartësohet në verdikte. Tashmë janë përcaktuar ekipet e para të kualifikuar për fazën me eliminim direkt, në kuadër të 1/8-ave finale, që nisin më 28 qershor.

Në Grupin B, Atlético Madridi mposhti Botafogon, çka prodhoi tri ekipe me pikë të barabarta, por u eliminua për shkak të golaverazhit. PSG, që mposhti Seattlen në ndeshjen e fundit, u kualifikua si e para e grupit, e ndjekur nga Botafogo.

Përplasjet e konfirmuara në këtë zonë janë: Palmeiras-Botafogo (28 qershor, ora 18:00) dhe Inter Miami-PSG (29 qershor, ora 18:00).

Në Grupin C, Benfica befasoi duke mposhtur Bayern Munich. Me këtë rezultat, luzitanët u kualifikuan si të parët dhe gjermanët përfunduan në vendin e dytë. Boca Juniors, që kishte nevojë për një goleadë dhe fitore të Bayernit, barazoi me Auckland City dhe u eliminua.

Në Grupin D, Flamengo shkëlqeu me fitore ndaj Espérance de Tunis dhe Chelsea. Barazimi ndaj LAFC në ndeshjen e fundit e kualifikon si lidere e grupit me 7 pikë. Chelsea mposhti tunizianët për të siguruar kualifikimin si vend i dytë.

Në këtë skenar, përplasjet janë: Benfica-Chelsea (28 qershor, ora 22:00) dhe Flamengo-Bayern Munich (29 qershor, ora 22:00).

Në Grupin E, River Plate dhe Interi i Milanos kanë nga 4 pikë, megjithëse argjentinasit udhëheqin për shkak të golaverazhit. Të dyja ekipet do të përballen direkt për vendin e parë. Monterrey, me 2 pikë, ende ëndërron të kualifikohet. Për këtë duhet të mposhtë me goleadë Urawa dhe ndeshja mes River dhe Inter të mos përfundojë në barazim.

Grupi F është plotësisht i barabartë. Fluminense udhëheq për shkak të golaverazhit, pas fitores së ngushtë ndaj Ulsan. Borussia Dortmundi gjithashtu ka 4 pikë dhe do të kualifikohet nëse mposht skuadrën koreane. “Flu” duhet të bëjë të njëjtën gjë ndaj Mamelodi Sundowns, që ende ka shanse kualifikimi me 3 pikë.

Mbeten për t’u përcaktuar përplasjet vijuese, që mund të jenë: River-Borussia Dortmundi (30 qershor, ora 21:00) dhe Inter-Fluminense (2 korrik, ora 03:00).

Grupi G tashmë i ka dy të kualifikuarit: Juventusi dhe Manchester City, të dy me nga 6 pikë. Në ndeshjen e fundit do të përballen për të përcaktuar liderin e grupit.

Në Grupin H, Real Madridi ende nuk e ka siguruar kalimin në 1/8 finale. Në ndeshjen e tretë duhet të mposhtë Salzburgun për të shmangur komplikimet. Ekipi i bardhë udhëheq grupin me 4 pikë, për shkak të golaverazhit më të mirë se austriakët. Al Hilal, me 2 pikë, gjithashtu ka ende mundësi. Duhet ta fitojë ndeshjen e tretë në grup për t’u futur në 1/8 finale.

Mbeten për t’u përcaktuar çifttet e 1/8 finale, teksa për momentin do të ishin: Juventus-Salzburg (1 korrik, ora 03:00) dhe Real Madrid-Manchester City (1 korrik, ora 21:00).

The post Skema e 1/8-ave të Botërorit për Klube. Përplasjet e mundshme, ekipet e kualifikuara dhe oraret appeared first on Telesport.