Luis Suarez: Përballja me PSG e vështirë, ja si mund të eliminohen kampionët e Europës

Luis Suarez, sulmuesi i Inter Miami, foli pas barazimit 2-2 kundër Palmeiras, i cili u lejoi amerikano-veriorëve të kualifikoheshin për raundin tjetër të Kupës së Botës për klube.

Në këtë raund, skuadra amerikane do të përballen me PSG e Luis Enriques, kampione e Europës një muaj më parë. Sulmuesi i Inter Miami ka folur me superlativa për trajnerin e parizienëve.

Për mua, Luis Enrique, së bashku me maestro Tabárez, është një nga trajnerët më të rëndësishëm në karrierën time. Ne e dimë sa e vështirë është të përballesh me kampionët e Champions League”, tha Luis Suarez.

Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, por ne kemi armët tona për të konkurruar. Ne duhet të korrigjojmë disa gabime që, në ndeshje si kjo, paguhen shtrenjtë“, shtoi sulmuesi uruguajan.

The post Luis Suarez: Përballja me PSG e vështirë, ja si mund të eliminohen kampionët e Europës appeared first on Telesport.