Interi, 40 milionë për pasuesin e Calhanoglu. Lotito “ngre murin”: Paguani klauzolën, përndryshe nuk e shes

Merkatoja e Lazios rrotullohet rreth një nevoje; çlirimi i likuiditetit. Shitja e Nicolò Rovella, shkruan “Il Messaggero”, megjithëse e dhimbshme, mund të përfaqësojë hapin e pare në këtë drejtim. Interi, pasi ka planifikuar shitjen e Calhanoglu, ka sonduar tashmë terrenin përmes agjentëve të mesfushorit, duke paraqitur një ofertë jozyrtare prej 40 milionë eurosh. Megjithatë, Lotito ka qenë i qartë: “Lojtari ka një klauzolë prej 50 milionë eurosh, përndryshe nuk e shes. Më të mirët qëndrojnë”.

Presidenti bardhekaltër duket i vendosur të mos lëvizë nga pozicioni i tij, sidomos në një moment kur Lazio duhet të përballet me tri kufizime financiare; likuiditeti, borxhi dhe kostoja e punës; që për momentin bllokojnë hyrjet e reja në skuadër. Nëse marrëveshja për Rovella realizohet, dhe me largimin tashmë të afërt të Tchaouna drejt Burnley për rreth 14 milionë euro, klubi bardhekaltër mund të kthehet aktiv në merkato, duke synuar një mbrojtës krahu dhe një mesfushor të avancuar, siç ka kërkuar Sarri.

Frattesi mbetet ëndrra, por nuk parashikohet asnjë shkëmbim. Interi mund të propozojë eventualisht Fabbian, por në negociata të ndara. Ndërkohë, agjenti Riso po punon për ta bindur Rovella, i cili megjithatë më parë ka shprehur dashuri të përjetshme për Lazion. Një tjetër lojtar i rëndësishëm është Castellanos. Pavarësisht disa ofertave të refuzuara, një shumë rreth 35-40 milionë euro mund t’i bëjë drejtuesit të lëkunden. Ndërkohë, Sarri po vlerëson alternativa për sulmin, me emra që variojnë nga Raspadori te Pio Esposito, por gjithçka do të varet nga shitjet (daljet).

 

The post Interi, 40 milionë për pasuesin e Calhanoglu. Lotito “ngre murin”: Paguani klauzolën, përndryshe nuk e shes appeared first on Telesport.

“Duhet me qenë një figurë e përshtatshme” – A do të kandidojë Memli Krasniqi për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme? Lajme 25/06/2025 21:28 Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se në rast se Kosova shkon në zgjedhje të reja paralamentare, kandidat i partisë për kryeministër mund të jetë përsëri Bedri Hamza. Krasniqi ka thënë se bashkëpartiaku i tij ka figurë depolarizuese dhe përvojë të madhe për të qenë përsëri kandidat për kryeministër. “Unë besoj 100 për qind që Bedri Hamza duhet të jetë kryeministër në këtë fazë. Sepse mendoj se kompetenca e tij, karakteri i tij depolarizues dhe figura e tij me përvojë të jashtëzakonshme që guxon të prezantojë një plan vizionar dhe të guximshëm që u prezantua programi, është i domosdoshëm për me u rikuperu dëmet që i ka shkaktuar qeveria e Kurtit”, ka thënë Krasniqi në T7. “Por duhet me qenë një figurë e përshtatshme dhe besimin e kam te Bedriu dhe ai duhet të jetë kandidat për kryeministër edhe në zgjedhjet që unë jam i bindur se do të jenë shumë shpejtë”, ka thënë ai. Ai ka thënë se prilli i vitit të ardhshëm është afati i fundit kur mund të ketë zgjedhje të reja, por ka shtuar se situata politike detyron që të ketë zgjedhje sivjet.