Mbappé ende larg formës së duhur, rrezikon të mungojë edhe ndaj Salzburgut

Në pritje të seancës së fundit stërvitore, që do të zhvillohet nesër, është thuajse e pamundur që Kylian Mbappé të rikuperohet në kohë për ndeshjen ndaj Salzburgut. Për sfidën e fundit në Grupin H të Kupës së Botës për Klube, që do të luhet mes natës së të enjtes dhe të premtes (ora 03:00 me orën tonë), nuk përjashtohet plotësisht që ylli francez të mungojë sërish. Sipas asaj që raporton gazeta spanjolle “AS”, do të ishte i nevojshëm një përmirësim i ndjeshëm brenda 24 orëve të ardhshme që ai të jetë në fushë.

Gjatë seancës së djeshme në “Palm Beach”, e cila ishte e rezervuar vetëm për lojtarët e dëmtuar (pjesa tjetër e skuadrës kishte ditë pushimi), KM9 qëndroi sërish në palestër. Nuk pati punë në fushë, vetëm stërvitje fizike në ambient të mbyllur. Trupi i tij po rikthehet gradualisht në normalitet, duke ndjekur një proces rikuperimi. Gjithçka vjen si pasojë e gastroenteritit akut, nga i cili vuajti menjëherë pas mbërritjes në SHBA, dhe që i shkaktoi dobësi të madhe e humbje në peshë, edhe pse jo shqetësuese.

Kylian ka humbur pak më shumë se një kilogram, të cilin tashmë ka filluar ta rikuperojë. Kushtet klimatike, me temperaturë që ndjehet si 37-38 gradë, nuk e kanë ndihmuar aspak në rikuperim, shkruan “AS”. Dita e sotme do të jetë vendimtare për të kuptuar nëse do të grumbullohet apo jo, pas një takimi tresh mes Xabi Alonso, Mbappé dhe stafit mjekësor. Në rast mungese, Gonzalo, që po shfaqet si surpriza e këtij Botërori për Klube, është gati ta zëvendësojë pa probleme në rolin e titullarit në sulm.

Thuajse nuk do ta njihni…;  pamjet e Mbappé pas problemeve shëndetësore janë befasuese (video)

The post Mbappé ende larg formës së duhur, rrezikon të mungojë edhe ndaj Salzburgut appeared first on Telesport.