Neymar ka nënshkruar një kontratë të re me Santos deri në dhjetor 2025, me mundësi zgjatjeje pas skadimit të këtij afati. Klubi brazilian e njoftoi këtë në kanalet e tyre në mediat sociale.
“Mora një vendim dhe dëgjova zemrën time. Santos nuk është vetëm ekipi im, është shtëpia ime, rrënjët e mia, historia ime dhe jeta ime“, tha sulmuesi brazilian, i cituar në një deklaratë të klubit.
“Këtu isha djalë dhe u ktheva në burrë“, shtoi Neymar, që komentoi më tej: “Për këtë jam vërtet mirënjohës. Këtu mund të jem vetvetja, mund të jem vërtet i lumtur. Këtu dua të arrij qëllimet dhe ëndrrat e jetës sime dhe asgjë nuk do të më ndalojë”.
“Shkova. U ktheva. Do të qëndroj. Atje ku filloi gjithçka. Atje ku nuk do të mbarojë kurrë“, tha Neymar, që u kthye në Brazil në fund të janarit, duke ndihmuar skuadrën ku nisi karrierën.
The post Zyrtare! Neymar dhe Santos marrin vendimin për të ardhmen e sulmuesit brazilian appeared first on Telesport.