Barcelona rinovon kontratën me Ansu Fati, para se sulmuesi të transferohet te Monaco

Tashmë nuk ka më vend për dyshime, Ansu Fati sezonin e ri do të luajë me francezët e Monaco-s. Spanjolli i aktivizuar shumë pak këtë sezon te Barcelona, ka pranuar të largohet nga katalanasit dhe klubi i Principatës do jetë destinacioni i tij i ri.

Por, sipas asaj që raporton “Mundo Deportivo”, Barcelona po punon për të rinovuar kontratën me sulmuesin para se ai të transferohet te Monaco. Kontrata aktuale e 22-vjeçarit skadon në vitin 2029, drejtuesit e Barcelonës po punojnë për të rinovuar edhe për një vit tjetër.

Sipas raportimit në fjalë, te Barcelona shpresojnë se Ansu Fati do “rilindë” te Monaco dhe rinovimi i kontratës me të do i ndihmojë katalanasit ta rrisin vlerën e tij në treg dhe të përfitojnë sa më shumë nga shitja e tij e mundshme.

Ansu Fati do të huazohet te Barcelona. Gjatë javës që vjen, ai do të kryejë testet mjekësore dhe më pas pritet të vijë njoftimi zyrtar nga të dy klubet.

The post Barcelona rinovon kontratën me Ansu Fati, para se sulmuesi të transferohet te Monaco appeared first on Telesport.