Igli Tare e do mesfushën komplet ballkanase, Milan me ofertë zyrtare për dy shqiptarët

Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, po mendon ta krijojë një mesfushë krejtësisht ballkanase dhe ndaj po punon për transferimin e Luka Modric, Granit Xhakës dhe Ardon Jasharit.

“Sky Sport Suisse” raporton se Milan i ka dërguar Club Brugge ofertën e parë zyrtare për mesfushorin shqiptar që luan me Zvicrën. Propozimi i kuqezinjve është 27 milionë euro në tavolinë plus 3 milionë euro bonuse.

Drejtuesit e Club Brugge nuk janë të kënaqur me këtë shifër, pasi presin 40 milionë euro për lojtarin e tyre më të mirë të sezonit të fundit. Megjithatë, mediat italiane raportojnë se marrëveshja mes dy klubeve mund të mbyllet për shifrën 30-35 milionë euro.

Në anën tjetër, Tare po punon për të sjellë në Milano edhe Granit Xhakën. Javën e kaluar, Tare i ka bërë një ofertë prej 10 milionë eurosh Leverkusen, por klubi gjerman refuzoi dhe pretendon të fitojë të paktën 15 milionë euro nga kartoni i Xhakës. Milan ka rënë dakord për kushtet personale me Xhakën, kontratë për 3 vite dhe rrogë 4 milionë euro në sezon.

Përsa i përket Luka Modric, kroati pritet të vijë te Milan si lojtar i lirë menjëherë sapo të mbarojë angazhimin me Real Madridin në Kupën e Botës.

The post Igli Tare e do mesfushën komplet ballkanase, Milan me ofertë zyrtare për dy shqiptarët appeared first on Telesport.