Dy prej ish-banorëve të Big Brother VIP Kosova 3, Anisa Veseli dhe Eduart Kuqi, kanë nxitur spekulime të reja në rrjetet sociale, pasi kanë publikuar foto dhe postime nga i njëjti vend, në të njëjtën kohë.
Detaji që ka tërhequr më së shumti vëmendjen e ndjekësve janë përshkrimet me nota lozonjare, që duket se lidhen mes tyre.
Anisa, e njohur për energjinë dhe natyrën e saj spontane gjatë qëndrimit në shtëpi, ka postuar një fotografi me mbishkrimin: “E vogël po me sherr”.

Ndërsa Eduarti – një prej banorëve që diti të ruajë balancën mes humorit dhe strategjisë në lojë – ka publikuar një postim të vetin ku shkruan: “I madh po sherrin e vogël”.
Për ndjekësit e tyre të shumtë në rrjete sociale, kjo nuk është rastësi.
Menjëherë pas postimeve, në komente janë shtuar pyetjet dhe aludimet për një afrim mes dyshes, që megjithëse nuk kanë pasur një raport romantik gjatë spektaklit, duket se mbajnë kontakte edhe pas përfundimit të tij.
Deri më tani, as Anisa dhe as Eduarti nuk kanë konfirmuar asgjë mbi ndonjë marrëdhënie më të afërt, por loja me fjalë dhe vendndodhja e përbashkët kanë ndezur imagjinatën e fansave.

Nuk përjashtohet mundësia që dyshja të jetë bashkuar për ndonjë projekt, një bashkëpunim televiziv apo thjesht një takim miqësor – por fakti që përzgjedhin të lënë gjurmë të koordinuara në rrjet, i jep kësaj situate një nuancë që ndjekësit nuk mund ta anashkalojnë.