Sulmoi dhe grabiti qytetarin, arrestohet brenda pak orësh i dyshuari në Prizren

Të hënën rreth orës 18:40, një 31-vjeçar raportoi në Polici se ishte sulmuar nga një person i panjohur, në rrugën “Skënder Latifi” në Prizren, i cili iu afrua me shpejtësi, e rrëzoi për toke, ia grabiti çantën e belit ku kishte një telefon, 20 euro dhe dokumente personale dhe u largua me vrap.

Si pasojë, viktima pësoi lëndime të lehta trupore dhe u trajtua nga mjekët.

Ndërkaq, Policia dhe Njësia e Hetimeve e Stacionit Policor Prizren tha se reaguan me shpejtësi dhe arritën ta identifikojnë dhe rreth orës 20:00 ta arrestojnë të dyshuarin K.M. 24 vjeç.

“I dyshuari pranoi veprën dhe ndihmoi në gjetjen e çantës”, tha policia.

Me urdhër të Prokurorit Kujdestar, sendet u sekuestruan dhe iu kthyen vik

The post Sulmoi dhe grabiti qytetarin, arrestohet brenda pak orësh i dyshuari në Prizren appeared first on Kosovapost.net.