Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se është arritur një armëpushim “i plotë” midis Izraelit dhe Iranit.
Trump thotë se armëpushimi pritet të fillojë në orët në vijim pasi të dy vendet “të përfundojnë misionet e tyre përfundimtare në zhvillim e sipër!”.
Ai njoftoi në një postim në platformën e tij të mediave sociale, Truth Social, se armëpushimi do të zbatohet në faza gjatë 24 orëve, përcjell Telegrafi.
Presidenti amerikan shtoi gjithashtu se sapo të përfundojë, kjo do të shënojë një “fund zyrtar” të luftës 12-ditore.
Presidenti i 47-të i SHBA-së vuri në dukje se secila palë duhet të mbetet “paqësore dhe respektuese” gjatë fazës së armëpushimit të njëra-tjetrës, duke theksuar se gjithçka duhet të funksionojë pa probleme.
“Irani do të fillojë ARMËPUSHIMIN dhe, pas 12 orëve, Izraeli do të fillojë ARMËPUSHIMIN dhe, pas 24 orëve, një FUND Zyrtar i LUFTËS 12-DITORE do të përshëndetet nga Bota”, ka shkruar më tej ai.
Trump i përgëzoi të dy vendet për arritjen e një marrëveshjeje përndryshe, sipas tij, do të kishte qenë një luftë që mund të kishte “zgjatur me vite dhe të kishte shkatërruar të gjithë Lindjen e Mesme”.
“Zoti e bekoftë Izraelin, Zoti e bekoftë Iranin, Zoti e bekoftë Lindjen e Mesme, Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ZOTI E BEKOFTE BOTËN!”, tha Trump
The post Trump shpall armëpushim ‘të plotë’ midis Izraelit dhe Iranit appeared first on Kosovapost.net.