Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ndaj pretendimeve, siç i ka quajtur ajo të pavërteta, lidhur me nivelin e importit të energjisë elektrike në Kosovë gjatë katër viteve të fundit, transmeton KosovaPost.
Në postimin e saj, ministrja ka shpalosur të dhëna krahasuese që dëshmojnë mospërputhje të theksuar mes grafikëve të shpërndarë në publik dhe statistikave zyrtare të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike (KOSTT).
Në imazhin e publikuar, në anën e majtë shihet një grafik i shpërndarë nga disa portale, i cili pretendon se importi i energjisë ka kaluar shifrën prej 3,000 GWh në vit gjatë viteve të fundit. Ky grafik është i etiketuar nga ministrja si “e pasaktë”, derisa në anën e djathtë grafiku zyrtar i KOSTT-it që tregon të dhëna krejtësisht ndryshe: importi për nevojat e konsumit vendor ka qenë dukshëm më i ulët dhe ka luhatur rreth vlerës 1,000–1,500 GWh nga viti 2017 deri në vitin 2024.
“Stop dezinformatave: Importi i energjisë elektrike në Kosovë gjatë katër viteve të fundit nuk është as sa gjysma e asaj që është thënë nga disa”, ka shkruar Rizvanolli.
The post Rizvanolli: Stop dezinformatave për energjinë appeared first on Kosovapost.net.