Momente të papritura, Xhensila rikthen në skenë një kujtim nga koha me Besin

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj mahniti publikun me paraqitjen e saj gjatë koncertit të madh Alba Festival, duke sjellë një performancë të fuqishme dhe plot emocione.

Një nga këngët që performoi ishte edhe ajo ‘Çelësi i Zemrës’ këngë kjo qe dikur i dedikoi ish bashkëshortit, Bes Kallakut, që ishte pjese e videoklipit dhe ai, shkruan “Kosovarja”.

Ky veprim i saj ka ngjallë reagime të shumta në rrjet, duke e parë si një kujtim të bukur që Xhensila e rikthej në skenë.

Pavarësisht ndarjes duket se disa këngë mbeten të paharrueshme, jo vetëm për artistët, por edhe për publikun. Me këtë performancë, Xhensila tregoi se muzika ka fuqinë të ruajë kujtime.