Ushtria izraelite ka sulmuar burgun Evin në kryeqytetin iranian, Teheran, njoftoi zyra e Ministrit të Mbrojtjes, Israel Katz, si dhe rrugët hyrëse për në centralin bërthamor Fordo, të cilat u dëmtuan nga ushtria amerikane të dielën në mbrëmje.
Zyra tha se sulmet kishin në shënjestër një burg “për të burgosur politikë dhe kundërshtarë të regjimit”.
Burgu i Evinit ka qenë famëkeq për dekada të tëra dhe njihet si një vend i shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut, shkruan skynews.
Disa pjesë të ndërtesave dyshohet se u dëmtuan, por situata është nën kontroll.
Agjencia nuk publikoi detaje rreth të vdekurve, të plagosurve apo arratisjes së të burgosurve.
Ndërsa uhtria izraelite raportoi gjithashtu se kishte kryer sulme për të “bllokuar rrugët e hyrjes” në impiantin nëntokësor të pasurimit të uraniumit në Fordo të Iranit, në ditën e 11-të të luftës midis Izraelit dhe Iranit
The post Ushtria izraelite sulmon burgun e Iranit appeared first on Kosovapost.net.