Murati: Votimi i fshehtë është mënyra më e mirë për të dalë nga ngërçi

Ai tha se bllokimi është bërë tek vota për komisionin e votimit të fshehtë.

Murati tha se po presin edhe Kushtetuesen për votimin e fshehtë, pasi që është dërguar aty nga një parti politike. Sipas tij, votimi i fshehtë mënyra me mirë për dalje nga ngërçi, derisa kritikoi partitë e tjera që kanë thënë se do të fotografojnë votën.

“Duhet ta kemi votimin e fshehtë. Sepse deputet duhet të jenë të lirë ta shprehin vullnetin e tyre. Pse ka kaq shumë mosbesim ndaj votimit të tyre? Sa u thonë edhe ua fotografojmë votën. Le të konsumohet votimi i fshehtë njëherë”, tha Murati.

Murati ka folur edhe ratifikimi e marrëveshjeve ndërkombëtare. “Është marrëeshja me Bankën Botërore që pret për miratim nga maji i vitit të kaluar, kjo e dëshmon se nuk bëhet fjalë vetëm për një emër të përveçëm siç pretendon opozita por bëhet fjalë për një bllokadë sistematike, qysh edhe gjatë legjislaturës së kaluar kur refuzonin ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare”, është shprehur Murati.

The post Murati: Votimi i fshehtë është mënyra më e mirë për të dalë nga ngërçi appeared first on Kosovapost.net.