Pesë persona dyshohet se mbetën të lënduar nga aksidenti në Poklek të ri të Drenasit (VIDEO)

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në orët e vona sonte në fshatin Poklek i ri i Drenasit.

Sipas raportimeve nga mediat lokale në Drenas, pesë persona dyshohet se kanë mbetur të lënduar nga ky aksident.

Në pamjet e publikuara shihet se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësite të policisë.