Gjenerali amerikan Dan Caine, kryetar i Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë, thotë se sulmi ndaj Iranit ishte “planifikuar dhe ekzekutuar në shumë fusha” të ushtrisë.
Ai konfirmoi se bombarduesit B-2 u nisën nga Shtetet e Bashkuara të premten për një fluturim 18-orësh drejt objektivave të tyre për “paketën e sulmit”.
“Operacioni “Çekani i Mesnatës” përfshinte disa manovra “mashtrimi dhe dredhie”. U përdor zjarr shtypës me shpejtësi të lartë për të mbrojtur B-2-at dhe Caine tha se nuk ka asnjë indikacion se “u qëllua ndonjë e shtënë” nga mbrojtja iraniane.
“Avionët luftarakë të Iranit nuk fluturuan dhe duket se sistemet raketore të Iranit nuk na panë”, tha Caine në një konferencë për shtyp në Pentagon.