Ngushëllime bastardëve shqipfolës që kanë shky gurmazin për fitoren e Iranit

Analisti i njohur politik, Blerim Latifi, ka reaguar pas sulmeve ajrore të SHBA-së ndaj bazave bërthamore të Iranit gjatë orëve të para të së dielës, shkruan Fokusi.info.

Latifi tha se është e pamundur t’i lejohet një regjimi të rrezikshëm si ky i ajatollahëve të ketë armë bërthamore.

”T’ia lejosh posedimin e bombës atomike një regjimi si ky i ajatollahëve në Iran, është si t’ia japësh një kallashnikov të mbushur një të çmenduri në mes të tregut me plot njerëz. Kaq e thjeshtë është kjo punë”, tha Latifi.

Pastaj, ai pati edhe një mesazh për të gjithë ata komentues shqiptarë që haptazi bënin tifo për ajatollahët e Iranit.

”Ngushëllime gjithë bastardëve shqipfolës që tanë këto ditë kanë shky gurmazin për fitoren e Iranit, Rusisë, Hamasit e të dreqit me t’birin, për fitoren e krejt atyre që kanë qenë e janë kundër lirisë dhe pavarësisë tonë”, shkroi në fund profesori universitar./Fokusi.info