Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se Shtetet e Bashkuara kanë përfunduar një “sulm shumë të suksesshëm” ndaj objekteve bërthamore në Iran, duke përfshirë Fordow, Natanz dhe Isfahan.
“Ne kemi përfunduar sulmin tonë shumë të suksesshëm ndaj tre objekteve bërthamore në Iran, duke përfshirë Fordow, Natanz dhe Esfahan. Të gjitha avionët janë tani jashtë hapësirës ajrore të Iranit. Një ngarkesë e plotë me BOMBA u hodh mbi objektivin kryesor, Fordow”, shkroi Trump në një postim në Truth Social.
Presidenti amerikan tha se të gjitha avionët tani janë jashtë hapësirës ajrore iraniane.
Të gjithë avionët janë rrugës për në shtëpi në mënyrë të sigurt. Urime për Luftëtarët tanë të mëdhenj Amerikanë. Nuk ka ushtri tjetër në botë që mund ta kishte bërë këtë. TANI ËSHTË KOHA PËR PAQE! Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje,” përfundoi Trump.
Më vonë, Trump njoftoi se do t’i drejtohet kombit në një fjalim të veçantë nga Shtëpia e Bardhë në orën 22:00 të shtunën (sipas kohës lokale në SHBA).
“Do të mbaj një adresim për kombin në orën 10:00 të mbrëmjes, në Shtëpinë e Bardhë, për operacionin tonë ushtarak shumë të suksesshëm në Iran. Ky është një moment historik për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Izraelin dhe botën. Irani tani duhet të pranojë të ndalë këtë luftë. Faleminderit!”, ka shkruar ai.
The post Trump: Kemi sulmuar me sukses tri objekte bërthamore në Iran appeared first on Kosovapost.net.