Fushata e Izraelit kundër Iranit duket se do të zgjasë më shumë nga sa ishte parashikuar fillimisht, ndërsa Teherani vazhdon të kundërpërgjigjet me sulme të përsëritura.
Të shtunën, Irani lëshoi të paktën 40 dronë drejt Izraelit, sipas ushtrisë izraelite. Njëri prej tyre arriti të depërtojë në hapësirën ajrore izraelite, duke shkaktuar zjarre nga mbetjet që ranë në tokë. Ndërkohë, nuk raportohet për raketa të lëshuara gjatë ditës.
Që nga fillimi i përleshjeve, Izraeli thotë se është përballur me rreth 450 raketa balistike dhe mbi 400 dronë të lëshuar nga Irani. Sipas autoriteteve izraelite, rreth 5-10 për qind e raketave arrijnë të kalojnë sistemet mbrojtëse. Në disa raste, thuhet se vetë ushtria lejon kalimin e raketave që pritet të bien në zona të pabanuara, për të kursyer raketat interceptuese.
Megjithatë, bilanci i sulmeve deri tani është i rëndë: 25 persona të vrarë dhe qindra të plagosur, sipas statistikave zyrtare izraelite. /mesazhi
The post Su*lmi i sotëm me dr*onë nga Irani, më i fundit në një varg go*ditjesh ndaj Izraelit appeared first on Kosovapost.net.