Ka dështuar edhe përpjekja e 35-të për të konstituuar Kuvendin e Kosovës.
Deputetët e zgjedhur nuk arritën as sot të formojnë legjislaturën e nëntë, derisa seanca e radhës do të mbahet pas 48 orësh.
Seanca e sotme u ndërpre, pasi komisioni për votim të fshehtë nuk kaloi.
Komisionin për votim të fshehtë e votuan 51 deputetë për, një kundër dhe askush nuk abstenoi.
Kjo seancë ndër të tjera zgjati vetëm 2 minuta e 30 sekonda.